Mehmetaj: Prokuroria ka vërtetuar, pajisja që u gjet në veturën e Vehbi Kajtazit është e AKI-së
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka njoftuar sot se Prokuroria ka vërtetua që pajisja e cila u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së. Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës është konfirmuar se aparati që iu gjet Kajtazit në veturë është…

Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka njoftuar sot se Prokuroria ka vërtetua që pajisja e cila u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së.
Mehmetaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës është konfirmuar se aparati që iu gjet Kajtazit në veturë është një nga 74 pajisjet e njëjta që kishin ardhur në Kosovë si material i porositur për AKI-në.
Ai ka thënë se për çudi, askush nga palët nuk është i interesuar shumë të vazhdohet me rastin deri në zbardhje të plotë të përgjegjësve që ilegalisht përcjellën gazetarin.
“Përndryshe, me një pajisje të njëjtë jam përcjellur edhe unë për një kohë. Unë personalisht, përveç se kërkoi zbardhje të rastit deri në detaje që përgjegjësit të ballafaqohen me drejtësinë, tash, pasi veç kanë përgju për një kohë, bëj thirrje publike që të publikohen të gjitha përgjimet që më janë bërë mua. Dua që i gjithë publiku i Kosovës të dëgjojë çdo bisedë timen për kohën që jam përgjuar”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.
Gazetari Vehbi Kajtazi kishte gjetur në tetor të vitit të kaluar një pajisje poshtë veturës së tij.
Ai kishte njoftuar se gjatë kontrollit të veturës së tij nga servisi, ata kishin parë atë pajisje për çka kishte lajmëruar edhe Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: