Mehmedi i shënoi Rumanisë, por pas ndeshjes i ndodhi diçka e çuditshme në telefon (FOTO)
Admir Mehmedi ka bërë të ditur se pas golit ndaj Rumanisë kishte pranuar 100 mesazhe në telefon.
Sport
Admir Mehmedi ka treguar një detaj interesant pas barazimit me Rumaninë (1:1).
Sulmuesi realizoi golin e barazimit për Zvicrën.
Kurse, pas ndeshjes u befasua kur e ndezi telefonin.
“A keni marrë urim nga Roger Schmidt (trajneri i Leverkusenit)? Nuk e di. I kam 100 mesazhe me telefon dhe nuk i kam lexuar të gjitha”, ka deklaruar Mehmedi për Blick, përcjell “Lajmi.net”.
“Kam bërë punën time, si gjithmonë. Unë kam punuar edhe në tri javët e fundit, edhe pse disa njerëz lojën time kundër Shqipërisë nuk e kanë vlerësuar. Unë jam shumë mirë fizikisht”, ka theksuar ai.
