Akuzohej për shpiunazh, 6 vite burgim për serben Jelena Gjukanoviq
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj të akuzuarës ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për veprën penale të spiunazhit. Gjykata ka dënuar Jelena Gjukanoviq me gjashtë vite burgim, raporton lajmi.net. Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh (dënim maksimal) në këtë rast që konsiderohet si një ndër…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj të akuzuarës ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për veprën penale të spiunazhit.
Gjykata ka dënuar Jelena Gjukanoviq me gjashtë vite burgim, raporton lajmi.net.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh (dënim maksimal) në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.
Prokurori special Bekim Kodraliu pati dhënë fjalën përfundimtare para trupit gjykues, duke deklaruar se provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësor, ka deklaruar se është vërtetuar bindshëm gjendja faktike të përshkruar si në dispozitivin e aktakuzës.
Kodraliu ndër të tjera theksoi se veprimet e ndërmarra nga e akuzuara Gjukanoviq janë marrë me dashje dhe vetëdije të plotë, duke ndihmuar shërbimin inteligjent të Serbisë të njohur si BIA, përmes ofrimit të dokumenteve me përmbajtje sensitive që kanë të bëjnë më çështjet politike dhe të sigurisë ne Kosovë.
“E akuzuara pos komunikimeve e njëjta ka pasur kontakt fizik edhe me agjentët e BIA-s, me të dënuarin për spiunazh Aleksander Vllajiq dhe zyrtar të tjerë”, tha Kodraliu.
Prokurori Kodraliu kërkoi dënimin maksimal për këtë vepër ndaj të akuzuarës Gjukanoviq, për faktin se këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi por me një veprimtari të planifikuar dhe të qëllimshme që prek thelbin e sigurisë kombëtare.
Ndërsa, mbajtësi i të akuzuarës Gjukanoviq, avokati Predrak Milkoviq, në fjalën përfundimtare kundërshtoi akuzën e Prokurorisë Speciale duke cilësuar se provat nuk kanë përputhshmëri dhe njëkohësisht të pabesueshme./Lajmi.net/
