Mehaj: 28 Nëntori dhe flamuri janë busulla që na ka orientuar gjithmonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mbledhjen e mbajtur sot mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, u shpreh se është rikthim i madh në vizionin e përbashkët kombëtar. Në një postim në Facebook, Mehaj ka theksuar se 28 Nëntori dhe flamuri janë busulla që na ka orientuar gjithmonë, shkruan lajmi.net. “Mbledhja historike mes dy…

Lajme

27/11/2022 13:22

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në mbledhjen e mbajtur sot mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, u shpreh se është rikthim i madh në vizionin e përbashkët kombëtar.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka theksuar se 28 Nëntori dhe flamuri janë busulla që na ka orientuar gjithmonë, shkruan lajmi.net.

“Mbledhja historike mes dy kuvendeve tona shtetërore, përtej simbolikës, në përmbajtje është rikthimi i madh në vizionin tonë të përbashkët kombëtar për rrugëtimin tonë të pandalshëm në mbrojtjen dhe orientimin e interesave tona në të tashmen dhe të ardhmen tonë. 28 Nëntori dhe Flamuri ynë është busulla që na ka orientuar e udhëhequr dhe do tê na orientoj e udhëheq gjithmonë!”, ka shkruar ministri.

Në mbledhjen e dy kuvendeve që po mbahet në Tiranë, përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Aty u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe u theksua se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar./Lajmi.net/