Megjithatë, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sipas parashikimit fillestar.

Sport

06/05/2021 20:23

Klubet angleze, Chelsea dhe Manchester City kishin bërë një kërkesë që finalja e Ligës së Kampionëve të mbahet në Angli, shkaku i shqetësimit të rasteve të COVID-19 në Turqi së fundmi, shkruan lajmi.net.

Madje, Aston Villa kishte dalur haptazi me idenë që finalja mund të zhvillohej në “Villa Park”, por që tani gjithçka ka marrë fund.

UEFA ka dhënë përgjigje negative ndaj klubeve angleze dhe finalja  do të mbahet në Stamboll siç ishte paraparë më parë./Lajmi.net/