Megjithatë derbi s’është ambient për familjarë – momenti kur tifozëritë përleshen me njëra-tjetrën
Derbi i Superligës, ai mes Prishtinës dhe Ballkanit, është shëmtuar para fillimit të ndeshjes. Para se dueli të niste në fushën e blertë, disa tifozë menduan se është më e rrugës që të sqarohen gjërat me grushte, përcjell lajmi.net. Disa tifozë sulmaun mysafirët suharekas, duke i dhënë një shije të keqe këtij takimi. Thirrjeve gjatë…

Sport
Derbi i Superligës, ai mes Prishtinës dhe Ballkanit, është shëmtuar para fillimit të ndeshjes.
Para se dueli të niste në fushën e blertë, disa tifozë menduan se është më e rrugës që të sqarohen gjërat me grushte, përcjell lajmi.net.
Disa tifozë sulmaun mysafirët suharekas, duke i dhënë një shije të keqe këtij takimi.
Thirrjeve gjatë gjithë javës, që qytetarët të shkojnë në stadium, madje edhe atyre të kryetarit Përparim Rama për t’i marrë gjyshërit, i dolën kundër këto pamje.
Sjellje si këto e bëjnë një derbi kosovar të jetë një ambien i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga afër me fëmijë, nëna, gjyshe e gjyshër.
Shikoni pamjet më poshtë. /Lajmi.net/
SKANDAL: #Plisat sulmojnë #Xhebrailat para fillimit të derbit Prishtina – Ballkani
VIDEO: Gazeta Express Sport pic.twitter.com/1jjqsaQYeh
— LIG Sport (@lig_sport) September 4, 2022