Meghan dhe Harry: Edhe një dëshmi se jeta mbretërore ka mbetur e kaluar

Në janar, punonjësit e zyrave të ish-Dukës mësuan se nuk kishte pozicione të ardhshme për ta, dhe madje 15 prej tyre kishin mbetur pa punë.

ShowBiz

17/02/2020 15:45

Me këtë veprim të fundit, Meghan dhe Harry kanë bërë të qartë se nga njoftimi i tyre i mëhershëm se
deri në fund të vitit do të jetonin në Londër, në fakt nuk do të ketë asgjë prej kësaj.

Ndërsa një ose dy ish-punonjës të tjerë ka të ngjarë të transferohen në pozicione të tjera brenda
familjes mbretërore, pjesa tjetër kanë marrë pagesat e fundit, transmeton KP.

“Me vendimin e tyre që të tërhiqen nga pozicionet e tyre në familjen mbretërore, ata nuk kanë më
nevojë për një zyrë në Pallatin Buckingham. Të gjitha detajet janë ende duke u përfunduar, dhe po
bëhen përpjekje për të zhvendosur disa persona në pozicione të tjera brenda familjes mbretërore, për
fat të keq, disa ende do të humbasin punën e tyre”, ka zbuluar një burim i afërt me familjen mbretërore.