Mefail Bajqinovci, deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka hedhur disa ‘kunja’ indirekt për takimet e presidentes Vjosa Osmanit me qytetarët, duke thënë se duhet të ndodhin para dhe pas zgjedhjeve.
Ai tha se është thelbësore të ndodhin në vazhdimësi, para, gjatë dhe pas tyre.
“Takimet me qytetarë janë thelbësore për një përfaqësim të drejtë dhe të përgjegjshëm. Por kjo nuk duhet të ndodhë vetëm kur fillojnë zgjedhjet – duhet të jetë praktikë e vazhdueshme, para, gjatë dhe pas tyre”, ka deklaruar Bajqinovci.
Osmani sot është pyetur nëse takimet po i realizon si ‘parafushatë’, por e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Postimi i plotë: