Mediet italiane: Dybala ka arritur marrëveshje me Interin

Mediet italiane kanë raportuar për një marrëveshje në mes të Interit dhe Paolo Dybalas në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit në “Giuseppe Meazza” në fund të sezonit.

Sport

19/05/2022 14:20

Argjentinasi, tashmë edhe zyrtarisht, nuk do të vazhdojë edhe më tutje me Juventusin, e për rrjedhojë u ka hapur dyer skuadrave të tjera për t’u interesuar për të.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Serra, palët janë pajtuar në parim për një lëvizje në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Thuhet se “zikaltrit” i kanë ofruar kontratë katërvjeçare sulmuesit dhe gjashtë milionë euro në vit.

Dybala ka qenë për një kohë të gjatë njëri ndër emrat më të kërkuar nga Interi. Skuadra e Simone Inzaghit ishte afër të nënshkruante me futbollistin në verën e kaluar, por gjithçka dështoi në minutat e fundit. /Lajmi.net/