Mediat ndërkombëtare shënojnë suksesin historik të Majlindës

Majlinda Kelmendi ka bërë historinë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të dielën, pasi fitoi medaljen e parë të artë në xhudo duke u bërë sportistja e parë e Kosovës që fiton medale olimpike.

Lajme

07/08/2016 23:06

Kështu nis raportimin agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters.

Reuters ka treguar rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtuar se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuan zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive.

Për suksesin e Kelmendit ka shkruar edhe BBC, që ka postuar një fotografi të Majlindës duke shkruar “Ai momenti kur fiton medaljen e parë të shtetit”.