Media franceze me reportazh për bukuritë natyrore të Shqipërisë

Madhështia dhe bukuria e alpeve shqiptare ka qenë nën vëmendjen e medias prestigjoze franceze “Le Figaro”. Në një reportazh të gjatë përshkruhet natyra e egër shqiptare dhe mundësitë që ofron për turistët e huaj që kanë pasion ta eksplorojnë atë. Shqipëria është kthyer në një destinacion për aventura me male spektakolare, lugina të egra e…

Lajme

13/04/2024 20:02

Madhështia dhe bukuria e alpeve shqiptare ka qenë nën vëmendjen e medias prestigjoze franceze “Le Figaro”.

Në një reportazh të gjatë përshkruhet natyra e egër shqiptare dhe mundësitë që ofron për turistët e huaj që kanë pasion ta eksplorojnë atë. Shqipëria është kthyer në një destinacion për aventura me male spektakolare, lugina të egra e lumenj të pazbutur shkruhet në artikull. Në fokus janë Lugina e Thethit dhe e Valbonës që ofrojnë  ofrojnë panorama mahnitëse.

Nga një vend i izoluar gjatë komunizmit tashmë Shqipëria është kthyer një vend tërheqës për shumë turistë të huaj.

Po ashtu edhe e përditshmja austriake Kronen Zeitung i ka kushtuar një artikull mundësive turistike të vendit tonë. Sipas Kronen Zeitung, Shqipëria është një vend i vogël që ofron plazhe të bukura me rërë, fshatra të qetë dhe një faunë dhe florë unike. Në shkrim sugjerohet që të vizitohet Kepi i Rodonit, 10 kilometra i gjatë që shtrihet në detin Adriatik, ku gjelbërimi takohet me blunë e detit.

Po ashtu në fokus është edhe kryeqyteti ku ndërthuret modernia me tradicionalen, xhamitë dhe kishat.

Me mjaft interes historik vlerësohet edhe edhe Kruja, ku Skënderbeu kishte kalanë e tij. Qyteti mesjetar me pazarin e tij ofron pamje piktoreske të vendosur në faqen e një shkëmbi mbi fushë./abcnews.al