Medalja e tetë për Kosovën, Rostami ngjitet në podiumin e Lojërave Mesdhetare

Peshëngritësi i Kosovës, Kianoush Rostami, ka siguruar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke regjistruar një paraqitje të suksesshme në garën e tij. Rostami arriti të ngrejë 166 kilogramë në disiplinën e shkëputjes, rezultat që i mjaftoi për t’u ngjitur në podium dhe për t’i dhuruar Kosovës një tjetër medalje në këto Lojëra,…

Sport

02/09/2026 14:12

Peshëngritësi i Kosovës, Kianoush Rostami, ka siguruar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke regjistruar një paraqitje të suksesshme në garën e tij.

Rostami arriti të ngrejë 166 kilogramë në disiplinën e shkëputjes, rezultat që i mjaftoi për t’u ngjitur në podium dhe për t’i dhuruar Kosovës një tjetër medalje në këto Lojëra, transmeton lajmi.net.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar peshëngritësin për suksesin, duke bërë të ditur se kjo është medalja e tetë e Kosovës në edicionin e sivjetmë të Lojërave Mesdhetare.

“Medalja e tetë për Kosovën në LM Taranto 2026. Urime Rostamit dhe Federatës së Peshëngritjes”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Me këtë sukses, Rostami i shton edhe një medalje koleksionit të Kosovës në garat ndërkombëtare të peshëngritjes./lajmi.net/