Me vendim të Komisionit të Garave shtyhen dy ndeshje të Superligës
IPKO Superliga e Kosovës këtë mesjavë do të vazhdojë me xhiron e 10-të.
Sport
Para fillimit të kësaj xhiroje, një vendim i rëndësishëm vie nga Komisioni i Garave.
Ky komision ka vendosur që dy ndeshje të kësaj jave do të shtyhen. Është fjala për ndeshjet Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj.
Kjo do të ndodhë për shkak se lojtarët e këtyre skuadrave kanë angazhime me ekipet kombëtare.
Ndërkohë, ndeshjet tjera do të zhvillohen sipas orarit të paraparë. /Lajmi.net/