Më në fund! – Zhegrova do të luaj nga minuta e parë kundër Pafosit në Ligën e Kampionëve, e konfirmon Spalleti

Pritjes i ka ardhur fundi, Edon Zhegrova do të luaj ndeshjen e parë si titullar me Juventusin. Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma do të përballet me qipriotët e Pafos në Ligën e Kampionëve dhe Edon Zhegrova do ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë.   Ylli kosovar ka shfaqur ndeshje të mira sa…

Sport

09/12/2025 19:43

Pritjes i ka ardhur fundi, Edon Zhegrova do të luaj ndeshjen e parë si titullar me Juventusin.

Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma do të përballet me qipriotët e Pafos në Ligën e Kampionëve dhe Edon Zhegrova do ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë.

 

Ylli kosovar ka shfaqur ndeshje të mira sa herë është inkuadruar në lojë nga Juventusi, por minutat për të kanë qenë të limituara.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp për Zhegrovën, duke thënë se ai ka stërvitur mirë dhe do ta nis ndeshjen nga minuta e parë.

 

“Zhegrova do të luaj nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur mirë”, ka thënë shkurtimisht Spalletti.

Deri më tani Zhegrova është paraqitur në tetë ndeshje për Juventusin, por në total nuk ka më shumë se 100 minuta duke mos arritur të shënojë ose asistoj.

Kundër Pafos, është rast i mirë që Zhegrova të tegojë vetën, pasi në ato minuta që ka pasur gjithmonë i ka sjell freski Zonjës së Vjetër.