Me këta tre artistë do të bënte duet Ryva gjatë vitit të ardhshëm

Ryva Kajtazi është emër shumë i suksesshëm në estradë.

ShowBiz

29/12/2018 22:56

Ryva Kajtazi ishte e ftuar sonte në emisionin “Shiko kush Luan”, ku edhe u bë pjesë e lojërave të kësaj puntante, shkruan lajmi.net.

E pyetur se me kë prej artistëve do të bashkëpunonte në vitin e ardhshëm që të kishte shumë sukses, Ryva ka dhënë emrat e tre prej tyre.

“Fifi, Flori Mumajesi dhe Ledri Vula”, ka thënë Ryva, ndërsa veçoi Fifin, duke e cilësuar si artiste on-top tani.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ryva Kajtazi është “Thehet Zemra”, në duhet me Shqipri Kelmendin. /Lajmi.net/