“Më ka pre në besë” – qytetari akuzon shokun e tij se e mashtroi dhe ia mori paratë që kishte fituar duke punuar në migrim

Një qytetar ka akuzuar shokun e tij pasi sipas tij i njëjti e mashtroi duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash. Gjatë një interviste për lajmi.net, qytetari ankohet se shoku i tij ia kishte marrë paratë duke e mashtruar atë, pasi i kishte thënë se të hollat mund t’i konfiskoheshin nga policia. “Me personin…

29/01/2025 13:38

Një qytetar ka akuzuar shokun e tij pasi sipas tij i njëjti e mashtroi duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Gjatë një interviste për lajmi.net, qytetari ankohet se shoku i tij ia kishte marrë paratë duke e mashtruar atë, pasi i kishte thënë se të hollat mund t’i konfiskoheshin nga policia.

“Me personin që e akuzoi tash, kemi qenë shokë 12 vjet. Më tha duhesh me m’i dhanë paret se me t’i zanë në kufi t’i marrin, jam kam dhënë në besim. Nuk është lajmëru më kurrë, më ka blloku. Policia e kanë thirrë e ka pranu fajin, jam në hall, 6 muaj punova më mashtroi dhe m’i mori. 4800 euro aq ishin”, deklaron ai.

Qytetari thotë se miku i tij e ka mashtruar pasi ai ia ka dhënë të hollat që ai të mos kapet me para nga policia.

“Po për atë arsye, as nuk m’i ka lyp hua as asgjë tjetër. Unë kam ardh me 16’tin ai ka pasë me ardh me të 22’tin. Unë i besova, më nuk është lajmëruar. Shkoj në shtëpinë e tij, por familja e tij më kanë përzënë. Më ka pre në besë. Është në Stuttgart, nuk është në shtëpi. I kam besu dhe ja dhashë, t’i kisha pasë edhe më shumë ia kisha dhënë, se se kam ditë”, thotë qytetari./Lajmi.net/

Për më shumë shikoni videon në vazhdim: