“Më janë këputur këmbët” – nëna tregon se si djali i saj 20-vjeçar e ndjeu që do të vdiste

Një nënë kosovare ka treguar se si djali i saj vdiq nga sulmi në zemër. 20-vjeçari humbi jetën qysh nga sulmi i parë, ndërsa këtë veçse e kishte parandjerë, përcjell lajmi.net. Në një paraqitje për lajmi.net, gruaja tregoi se si djali i kishte thënë që i janë këputur këmbët. Më pas, e ëma, siç tha…

Lajme

12/05/2023 20:28

Një nënë kosovare ka treguar se si djali i saj vdiq nga sulmi në zemër.

20-vjeçari humbi jetën qysh nga sulmi i parë, ndërsa këtë veçse e kishte parandjerë, përcjell lajmi.net.

Në një paraqitje për lajmi.net, gruaja tregoi se si djali i kishte thënë që i janë këputur këmbët.

Më pas, e ëma, siç tha vet ajo, ia kishte transmetuar fjalët bashkëshortit të saj, me këtë të fundit që nuk besonte, duke thënë se nuk je ti që ia ke dhënë shpirtin.

Sipas nënës së të ndjerit, ai ishte sëmur nga zemra, por që nuk e kishte vërejtur, ndërsa fatkeqësisht me sulmin e parë u largua nga kjo botë.