Më i miri i të gjitha kohëve, për NME

The Queen Is Dead, albumi i bendit the Smiths, i publikuar në vitin 1986, është vlerësuar si albumi më i mirë i të gjitha kohëve nga revista New Musical Express.

ShowBiz

25/10/2013 21:00

Ishte një javë fantastike për Morrissey.

Pas publikimit të autobiografisë, e cila është duke u shndërruar në librat më të shitur të memoareve, albumi i the Smiths, The Queen Is Dead, është vlerësuar si albumi më i mirë i të gjitha kohëve nga revista New Musical Express.

Ky album triumfoi ndaj the Beatles, the Rolling Stones, Bob Dylan, Pink Floyd dhe David Bowie, në listën e 500 albumeve të cilët u votuan nga 82 gazetarë të dikurshëm dhe të tashëm të NME, që konsiderohet si institucion i kritikës muzikore në Britaninë e Madhe. Secili gazetar ka pasur mundësi t’i vlerësojë 50 albume, me ç’rast albumit më të mirë i janë dhënë 50 pikë, të dytit 49, e deri te i fundit, i cili ka marrë 1 pikë.

Lista e NME është cilësuar kontraverse në mediat britanike, kurse në disa revista muzikore tashmë kanë filluar debatet për shkak të përfshirjes së madhe të grupeve të reja.

The Queen Is Dead është albumi i tretë i the Smiths. U publikua në vitin 1986, përmban 10 këngë dhe pozita më e mirë në top listën e asokohshme ishte vendi i dytë. Mbështjellësi u dizajnua nga vetë Morrissey dhe paraqet aktorin francez Alain Delon në një skenë të filmit L’Insoumis.

A.M.

TOP 25 ALBUMET E TË GJITHA KOHËVE

1. The Smiths – The Queen Is Dead

2. The Beatles – Revolver

3. David Bowie – Hunky Dory

4. The Strokes – Is This It

5. The Velvet Underground & Nico – The Velvet Underground

6. Pulp – Different Class

7. The Stone Roses – The Stone Roses

8. Pixies – Doolittle

9. The Beatles – The Beatles (White Album)

10. Oasis – Definitely Maybe

11. Nirvana – Nevermind

12. Patti Smith – Horses

13. Arcade Fire – Funeral

14. David Bowie – Low

15. PJ Harvey – Let England Shake

16. Joy Division – Closer

17. Public Enemy – It Takes a Nation of Millions to Hold Us Back

18. My Bloody Valentine – Loveless

19. Arctic Monkeys – Whatever People Say I Am, That’s What I’m Not

20. Radiohead – OK Computer

21. Kanye West – My Beautiful Dark Twisted Fantasy

22. Blur – Parklife

23. David Bowie – The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars

24. The Rolling Stones – Exile on Main St

25. Marvin Gaye – What’s Going On

 

The Smiths – The Queen Is Dead (albumi i plotë)