Me golin e shënuar, Broja bëhet golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij

Southamptoni ka arritur të mposhtë skuadrën e Brentfordit në duelin e xhiros së 20-të në Premier Ligë.

Sport

11/01/2022 22:39

Southamptoni ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Brentfordit.

Një nga katër golat e shënuar të Southamptonit u shënuar nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja.

Broja arriti të realizonte golin e tretë duke shënuar në minutën e 49-të, kur mori një top nga Romeu nga mesi i fushës për të shkuar deri tek afërsia e zonës së portierit duke e konkretizuar në gol.

Me golin e sotëm të shënuar, asnjë lojtar tani nuk ka realizuar më shumë gola për Southamptonin – sesa Broja.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e pestë për klubin në Premierligë këtë sezon, duke qëndruar në nivel me mesfushorin James Ward-Prowse.

Ky padyshim është një sukses i jashtëzakonshëm për të riun shqiptar, i cili po kalon në një formë superiore si i huazuar tek Southamptoni nga Chelsea dhe me siguri nga vera e ardhshme klubi londinez nuk do t’i duhet të mendojë shumë për ta mbajtur më në skuadër apo jo. /Lajmi.net/