Me Berishën në ballë, PD-ja nis protestën e radhës në Tiranë

Marshimi i opozitës në Shqipëri ka nisur teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia për të startuar tubimin i cili ishte njoftuar të niste që në orën 19:00. Marshimi nisi me disa minuta më vonë nga ora e cila njoftuar të niste, raporton euronews. Berisha së bashku me mbështetësit dhe qytetarët…

Lajme

08/05/2026 20:21

Marshimi i opozitës në Shqipëri ka nisur teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia për të startuar tubimin i cili ishte njoftuar të niste që në orën 19:00.

Marshimi nisi me disa minuta më vonë nga ora e cila njoftuar të niste, raporton euronews.

Berisha së bashku me mbështetësit dhe qytetarët është nisur nga selia drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta.

Ata shihen me çadra dhe pankarta në duar, teksa kushtet atmosferike nuk i kanë penguar të bashkohen në marshim.

Ata dëgjohen në sfond teksa thërrasin emrin e kryedemokratit. Disa të tjerë gjithashtu bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeverisja.

“Rama ik”, dëgjohen protestuesit teksa fishkëllejnë dhe shprehin mbështetjen e tyre edhe për Berishën.