‘McLaren’ lanson veturën më të veçantë ndonjëherë

Fotografitë e mëposhtme më së miri ndihmojnë të shihni aspektin unik të serisë 'McLaren 720S Spider' nga McLaren.

Auto & Tek

17/04/2019 10:00

Disa nga konsumatorët nuk janë të kënaqur me modelet standarde të plasuara nga kompania prodhuese e veturave, kështu që ‘McLaren’ ka vendosur të hapë ‘McLaren Special Operations’ për edicione speciale të veturave, transmeton lajmi.net.

Në po këtë platformë, një klient ka modifikuar serinë ‘720S Spider’, duke e cilësuar atë si modifikimin më unik ndonjëherë.

Kësisoj, vetura është ngjyrosur nga një përzierje tri-tonesh që MSO e quan ‘Coriolis’.

Versioni standard arrin të prodhojë 710 kuaj-fuqi, që i mundësojnë të kapë 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. /Lajmi.net/

YouTube player