McGregor bën shaka me Cristiano Ronaldon
Conor McGregor beson se e ka tejkaluar superyllin e Real Madridit si sportisti më fitimet më të mëdha në botë.
Sport
Conor McGregor është tallur me Cristiano Ronaldon duke pohuar se e ka tejkaluar superyllin e Real Madridit si sportisti më fitimet më të mëdha në botë.
“Duke bërë marrëveshje dhe duke pranuar marrëveshje! Mbreti e njeh Mbretin!”, ka shkruar Mcgregor në Instagram.
“Po ashtu, jam shumë i interesuar ta shoh listën e Forbes për atletët më të paguar për këtë vit. Tani e kam tejkaluar Cristiano Ronaldon siç i pata thënë më 2016”, shtoi ai.