MC Kresha sot në koncertin e “Gjurmët”, do ta performojë këngën e re

MC Kresha dje ka publikuar këngën "Era", ku përveç pjesës së vet, ai ka "huazuar" refrenin nga kënga e famshme "Era" nga Gjurmët.

ShowBiz

29/12/2015 10:36

Pasi u rikthyen me projektin muzikor “Synin si qershija”, rock grupi “Gjurmët” do të bashkohen edhe për një koncert në Tiranë i cili do të mbahet sot në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 20:00.

Kjo mbrëmje muzikore sipas anëtarëve të grupit do të përmbajë edhe një histori të shkurtë për Republikën, transmeton lajmi.net.

Të ftuar do të ketë artistë të zhanreve të ndryshme muzikore si Mc Kresha, Kastro Zizo, Genc Salihu, Bojken Lako, Juliana Pasha, Xuxi, Dren Abazi e shumë të tjerë. /lajmi.net