Mbytet në det një fëmijë 6-vjeçar

Një fëmijë 6-vjeçar është mbytur pasditen e së hënës në plazhin e Golemit, afër Durrësit.

Lajme

25/08/2014 18:04

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 15 e 30 minuta njofton gazeta Shekulli online. Vogëlushi i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe është futur në det për tu larë.

Fatkeqësisht fëmija nuk e ka matur thellësinë dhe dallgët e kanë rrëmbyer.

Fëmija 6-vjeçar e ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Durrësit. Ai kishte shkuar në plazh me familjen e hallës.