Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll
Ashtu siç ishte pothuajse gjatë gjithë sezonit, Superliga e Basketbollit të Kosovës solli emocione të forta edhe në xhiron e fundit të saj. Në xhiron e fundit, Golden Eagle Ylli triumfoi kundër Proton Cable Prizrenit me rezultat 102-97, derisa me fitore edicionin e mbylli edhe Trepça që e mposhti Borën me rezultat 92-80. Fitore tepër…

Sport
Ashtu siç ishte pothuajse gjatë gjithë sezonit, Superliga e Basketbollit të Kosovës solli emocione të forta edhe në xhiron e fundit të saj.
Në xhiron e fundit, Golden Eagle Ylli triumfoi kundër Proton Cable Prizrenit me rezultat 102-97, derisa me fitore edicionin e mbylli edhe Trepça që e mposhti Borën me rezultat 92-80.
Fitore tepër të ngushtë, në një ndeshje dramatike mori edhe Bashkimi duke triumfuar kundër Pejës me rezultat 75-72. Nga ana tjetër, Sigal Prishtina tregoi fuqinë e saj duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 94-73.
Kështu sa i përket renditjes, lider i tabelës është Bashkimi me 48 pikë, vetëm një më shumë se Trepça e vendit të dytë. Sigal Prishtina është e treta me 45 pikë, e ndjekur nga Golde Eagle Ylli me 43 pikë një pozitë më poshtë.
Në vendin e pestë renditet Peja me 42 pikë, Vëllaznimi vjen si i gjashti me 41 pikë, kurse dy vendet e fundit mbahen nga Bora dhe Proton Cable Prizreni që kanë nga 37, përkatësisht 33 pikë.
Tani do të zhvillohet faza e playoff-it ku dy skuadrat kryesuese do të kalojnë direkt në gjysmëfinale, duke anashkaluar fazën e çerekfinaleve. Në çerekfinale Prishtina takohet me Vëllaznimin, kurse Ylli me Pejën. Dy fituesit i bashkohen Bashkimit dhe Trepçës në gjysmëfinale.