Mbyllet pjesa e parë: Real Madrid në epërsi ndaj Barcelonës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit, sfidë që është duke u zhvilluar në "Camp Nou", e vlefshme për xhiron e 10-të në La Liga.

Sport

24/10/2021 17:03

“Los Blancos” janë në avantazh me epërsi minimale 0  – 1, shkruan lajmi.net.

Posedimi i topit është i barabartë, me vendasit që e nisën më mirë ndeshjen.

Rast të artë kishte Sergino Dest që dështoi të shënonte nga afërsia pas një pasimi nga Ansu Fati.

Derisa Barcelona vazhdonte të sulmonte, Vinicius Junior ‘vodhi’ një top që e pasoi te Rodrygo, pastaj francezi asistoi për David Alaba që realizoi eurogol nga distanca (32′).

Ky gol njëkohësisht ka rëndësi më të madhe për austriakun, që shënoi në debutim në “El Clasico”.

Ndërkohë, Reali kishte edhe një tjetër mundësi të shënonte, mirëpo Ter Stegen ishte në vendin e duhur.

Kështu, epilogu i pjesës së parë rezultoi të jetë 0-1./Lajmi.net/