Mbyllet pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’, Kosova në disavantazh ndaj Sllovenisë
Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjen Kosovë – Slloveni.

Sport
Kombëtarja e Kosovës sheh veten në disavantazh në pjesën e parë kundër Sllovenisë, shkruan lajmi.net.
Një vendosje jo e mirë e linjes së fundit i kushtoi kombëtares Dardane me gol.
Ishte minuta e 22’ kur Vuckic arriti të dërgonte topin prapa shpinës së Arijanet Muric, për epërsinë e Sllovenisë.
Kosova arriti të rrezikonte në minutën e 41’ me Leart Paqaradën dhe 42’ me Bersant Celinën, por në të dy rastet në vend ishte Jan Oblak.
Sllovenia mund të dyfishonte epërsinë në fundin e pjesës së parë, por Leart Paqarada ishte heroik me dy intervenime të sakta.
Bernard Challandes ka në dispozicion pesë zëvendësime dhe mund të ndrshojë diçka për pjesën e dytë. /Lajmi.net/