Mbyllet pjesa e parë ndaj Juventusit dhe Interit

Me rezultat të barabartë 0-0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjës së dytë gjysëmfinale ndaj Juventusit dhe Interit.

Sport

09/02/2021 21:32

Përkundër faktit që Juventusi pati posedimin e topit, ‘Neroazurët’ krijuan gjithë rastet në ndeshje.

‘Zonja e Vjetër’ arriti që të krijoi vetëm një rast në këtë duel, transmeton lajmi.net.

Vëmendje të madhe në këtë ndeshje mori edhe numri i madh i faullave të shkaktuar nga të dyja palët, mbi 15 sosh.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi fituesi i këtij dueli do të kualifikohet për në finalen e Coppa Italia. /Lajmi.net/