Mbyllet pjesa e parë: Milan në epërsi ndaj Romës falë eurogolit të Ibrahimovic

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian, Roma - Milan, i vlefshëm për xhiron e 11-të në Seria A.

Sport

31/10/2021 21:34

“Rossonerët” janë në epërsi me rezultat minimal 0 – 1, ku dominuan plotësisht për plotë 45 minuta, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi 40-vjeçar Zlatan Ibrahimovic, që shënoi golin e vetëm nga gjuajtja e lirë, që ishte gol i mrekullueshëm për t’u parë (26′) – VIDEO.

Ndërkohë, Milan shënoi edhe një tjetër gol mahnitës përmes Rafael Leao që kaloi edhe portierin, por u anulua për pozitë jashtë loje – VIDEO.

Ndërkohë, Roma në këtë pjesë nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm që vlen të ceket.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë, rezultoi të jetë 0 – 1./Lajmi.net/