Mbyllet pjesa e parë mes Cityt dhe Tottenham, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Manchester City - Tottenham që është duke u zhvilluar në "Wembley", e vlefshme për finalen e Kupës së Anglisë.

Sport

25/04/2021 18:17

Rezultati momental është 0 – 0, ndeshje që është duke e dominuar plotësisht City, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Pep Guardiolas kishte disa super raste, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Ndërsa, Tottenham gjatë pjesës së parë ia dolën të bëjnë vetëm një gjuajtje dhe ajo ishte jashtë kornizës së portës.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë se cila skuadër do arrijë ta fitojë Kupën e Anglisë për këtë edicion./Lajmi.net/