Mbyllet pjesa e parë e “El Clasico”, nga një gol për dy skuadrat

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

12/01/2022 20:47

Ndeshja ishte mjaftë interesante me rezultatin që doli të jetë 1 – 1 pas 45 minutave lojë, shkruan lajmi.net.

Real Madrid kaloi fillimisht në epërsi përmes Vinicius Junior që shënoi pas një asistimi të Benzemas, që mori topin nga një gabim i Busquets (25′).

Tujte, dy skuadrat vazhduan të sulmojnë, me Barcelonën që barazoi rezultatin përmes Luuk de Jong që u asistua nga Dembele (42′).

Kësisoj, epilogu i kësaj pjesë doli të jetë 1 – 1, derisa mbesin edhe 45 minuta për të parë nëse do vuloset fituesi./Lajmi.net/