Mbyllet pjesa e parë: Drita në avantazh kundër Prishtinës, vendos goli i Selmanit
Është mbyllur pjesa e para në takimin kryesor të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shkuar në pushim me epërsi 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Kastriot Selmani realizoi golin e vetëm të fraksionit të parë në minutën e 41-të. Drita kishte iniciativën thuajse…

Sport
Është mbyllur pjesa e para në takimin kryesor të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shkuar në pushim me epërsi 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Kastriot Selmani realizoi golin e vetëm të fraksionit të parë në minutën e 41-të.
Drita kishte iniciativën thuajse gjatë gjithë pjesës së parë duke krijuar edhe disa mundësi të tjera.
Edhe Prishtina kishte rastet e saja, sidomos ajo e sulmuesit Blesa që nuk e shfrytëzoi gabimin e Blakçorit, por topi i goditur nga sulmuesi shkoi shumë pranë portës së Smakiqit./Lajmi.net/