Mbyllet pjesa e parë: Dardanët ‘zbehtë’ përballë helenëve
Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes Greqi – Kosovë.
Sport
Kombëtarja e Kosovës po vuan në Volos përballë kombëtares së Greqisë, shkruan lajmi.net.
Në 45 minutat e para, Kosova nuk ka pasur asnjë rast shënimi dhe nuk ishte e aftë të krijonte diçka të bukur për sytë e tifozëve.
Greqia në anën tjetër qëndron pa gol fal një pritjeje të mirë të Aro Muric dhe disponimit të mirë të Amir Rrahmanit.
Grekët shihet të kalojnë lehtësisht deri te qendra e mbrojtjes, si pasojë e mungesës së një mesfushori shkatërrues.
Mbetet të shihet nëse Alain Giresse do të ndryshojë diçka për pjesën e dytë. /Lajmi.net/