Mbyllet pjesa e parë: Crystal Palace në epërsi ndaj Liverpoolit

Crystal Palace janë në epërsi ndaj Liverpoolit Në ‘Anfield’ po kryesojnë mysafirët, pasi janë në avantazh 1:0 ndaj ‘Reds’ Në 45 minutat e para ishin vendasit që dominuan në çdo aspekt lojën, por jo edhe me gola, pasi nuk arritën të tundin rrjetën e Crystal Palace. Liverpooli kishin disa mundësi të realizonin me Darwin Nunez,…

Sport

15/08/2022 21:50

Crystal Palace janë në epërsi ndaj Liverpoolit

Në ‘Anfield’ po kryesojnë mysafirët, pasi janë në avantazh 1:0 ndaj ‘Reds’

Në 45 minutat e para ishin vendasit që dominuan në çdo aspekt lojën, por jo edhe me gola, pasi nuk arritën të tundin rrjetën e Crystal Palace.

Liverpooli kishin disa mundësi të realizonin me Darwin Nunez, Harvey Elliott dhe Mohamed Salah, por që nuk i konkretizuan ato.

Kurse, mysafirët me rastin e parë, arritën të shënojnë me anë të Wilfried Zaha, në minutën e 31` të ndeshjes.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë, nëse Liverpooli do arrijë të rikthej rezultatin./Lajmi.net/