Mbyllet pjesa e parë: Barcelona në disavantazh ndaj Granadas

Barcelona çuditërisht është në disavantazh ndaj Granadas.

Sport

20/09/2021 21:50

Skuadra katalunase është duke u mposhtur me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm dy minutave lojë, Duarte arriti të kaloi Granadan në epërsi duke shënuar me kokë nga afërsia pas një asistimi të Escuderos (2′).

Barcelona dominoi në tërë pjesën e parë, por mbrojtja e Granadas ishte në nivelin e duhur.

Rastin më të rrezikshëm e kishte Sergi Roberto që goditi shtyllën.

Kësisoj, kjo pjesë u mbyll me rezultatin 0 – 1./Lajmi.net/