Mbyllet pjesa e parë, barazojnë Arsenal dhe Man Utd, gjithçka e hapur për pjesën e dytë
Arsenal dhe Manchester United janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës.
Sport
Ndeshja pati shumë raste nga te dyja e skuadrat, por që nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre, transmeton lajmi.net.
Një rast i dyshimtë ishte kur Bruno Fernandes bëri një ndërhyrje të ashpër në Grani Xhakën, por gjyqtari e la pa e ndëshkuar atë.
Pepe kishte disa herë në pozitë për të shënuar, ndërsa në anën tjeter, Fernandes dhe Rashford kishin mundësinë për te zhbllokuar rezultatin, por që mbrojtja e Arsenalit ishte efektive në pjesën e parë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0./Lajmi.net/
Bruno Fernandes deliberately raking Xhaka’s Achilles and despite a VAR check, absolutely nothing is done about it. Shameful! #ARSMUN pic.twitter.com/QsynxUgwKD
— Ashley Rose (@Ashleyrose66) January 30, 2021