Mbyllet pjesa e parë: Arsenal i jep leksion Tottenhamit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit që po zhvillohet në "Emirates".

Sport

26/09/2021 18:18

“Topçinjtë” janë në epërsi me rezultat bindës 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Emil Smith Rowe pas një asistimi të Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin (12′).

Ndërsa, qendërsulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dyfishoi epërsinë (27′).

Kurse, pas shtatë minutave, Saka dribloi mes disa lojtarëve dhe realizoi për 3 – 0.

Në këtë pjesë, Granit Xhaka ishte i mahnitshëm duke ndihmuar në ndërtimin e kundëraksionëve.

Ndërkohë, Tottenham nuk kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm./Lajmi.net/