Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Realit dhe Milanit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madrid dhe AC Milanit.

Sport

08/08/2021 19:15

Pavarësisht rasteve, rezultati i pjesës së parë doli të jetë 0 – 0, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” ishin dukshëm më kërkues që nga minuta e parë, por nuk i konkretizuan rastet.

Rastin më të artë e kishte Gareth Bale, që dështoi të shënonte nga penalltia.

Ndërkohë, Milan pavarësisht që provoi të krijonte aksione, nuk arriti të gjuante në kornizën e portës.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë rezulton të jetë 0 – 0./Lajmi.net/