“Era e tmerrshme”, mbetjet e kanalizimit dalin mbi pusetat pranë shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë
Një problem me kanalizimin është raportuar në afërsi të shkollës “Pavarësia” në kryeqytet, ku mbetjet e kanalizimit po dalin mbi kapakët e pusetave, duke shkaktuar erë të rëndë dhe shqetësim për shëndetin e nxënësve. Sipas raportimit, situata paraqet rrezik të mundshëm për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë shkollë, ndërsa deri më tani nuk dihet…
Lajme
Një problem me kanalizimin është raportuar në afërsi të shkollës “Pavarësia” në kryeqytet, ku mbetjet e kanalizimit po dalin mbi kapakët e pusetave, duke shkaktuar erë të rëndë dhe shqetësim për shëndetin e nxënësve.
Sipas raportimit, situata paraqet rrezik të mundshëm për fëmijët që vijojnë mësimin në këtë shkollë, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë masa për zgjidhjen e problemit, raporton lajmi.net
Gjendja e tillë ngre shqetësime për kushtet higjienike dhe sanitare në hapësirat ku kalojnë çdo ditë nxënësit dhe stafi i shkollës.
Më poshtë mund ta ndiqni storien e përgatitur nga Lajmi.net: