Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Osasunës

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes.

Sport

27/10/2021 22:18

Real Madridi është duke luajtur baras me Osasunën 0-0, shkruan lajmi.net.

Madrilenët ishin më sulmues nga fillimi dhe patën disa mundësi të mira shënimi.

Vinicius Jr e Eduardo Camavinga patën rastet më të mira, por pa arritur të realziojnë.

Në anën tjetër Osasuna më shumë u mbrojt dhe u mundua të sulmonte përmes kundërsulmeve.

Kështu pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0.

Mbetet të shihet si do të rrjedhin 45 minutat e dyta të këtij takimi. /Lajmi.net/