Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Sport

03/02/2022 22:20

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë ofensivë, por deri me tani nuk i kanë konkretizuar rastet, shkruan lajmi.net.

Posedimi ka qenë i mysafirëve, që dominuan në pjesën më të madhe të kohës.

Por, vendasit kishin rastet më të mira, që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Kësisoj, epilogu i kësaj pjesë doli të jetë 0 – 0, derisa mbetet të shihet nëse do kemi fitues gjatë pjesës së dytë./Lajmi.net/