Mbyllet pa fitues pjesa e parë Arsenal – Tottenham

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë mes Arsenalit dhe Tottenhamit.

Sport

14/03/2021 18:19

Rezultati momental është 1 – 1, ndeshje që është duke u zhvilluar në “Emirates”, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi mjaftë mirë për Arsenalin që patën disa goditje të shumta në portë, siç ishte gjuajtja e Emile-Row, por të pasuksesshme.

Ndërsa, Spurs gjetën golin përmes Eric Lamela që realizoi në këndin e portës pas asistimit të Lucas (33′), gol spektakular në stilin ‘Rabona’.

Por, në fundin e pjesës së parë, në skenë doli Martin Odegaard që barazoi shifrat (45′).

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do mbetet ky rezultat./Lajmi.net/