Mbyllet pa fitues ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseat

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Chelseat, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli ka barazuar me Chelsean 0:0, përcjell lajmi.net. Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët si Alisson ashtu edhe…

Sport

21/01/2023 15:40

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe Chelseat, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli ka barazuar me Chelsean 0:0, përcjell lajmi.net.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët si Alisson ashtu edhe Kepa arritën të mbajnë portat e paprekura.

Në fakt, Chelsea arriti ta gjej golin qysh në fillim të ndeshjes në minutën e 3’ përmes Kai Havertz, por që VAR-i ia anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.

Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e tetë me 29 pikë, krahas Chelseat që ka po aq pikë në vendin e 10.

Po ashtu, kjo ishte ndeshja e tretë e ‘Reds’ pa fitore, ku ende nuk ka arritur ta shijojë atë në vitin 2023.

Rezultati final i ndeshjes, 0:0./Lajmi.net/