Kuvendi mblidhet të enjten, shqyrtohen edhe tri projektligje
Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten (5 nëntor). Në njoftim për media të këtij institucioni thuhet se seanca plenare do të fillojë në orën 12;00. Në rend dite do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Regjistrimin e bujqësisë dhe shqyrtimi i parë…
Lajme
Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten (5 nëntor).
Në njoftim për media të këtij institucioni thuhet se seanca plenare do të fillojë në orën 12;00.
Në rend dite do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Regjistrimin e bujqësisë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës.