Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit nga Deçani që u zhduk në Ferizaj
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të mituri 13-vjeçar nga Deçani, i cili është raportuar i zhdukur që nga 1 nëntori. Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, bëhet fjalë për Ismail Qekiqajn, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt. Deri më tani, nuk ka…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të mituri 13-vjeçar nga Deçani, i cili është raportuar i zhdukur që nga 1 nëntori.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, bëhet fjalë për Ismail Qekiqajn, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt. Deri më tani, nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të miturit, me qëllim të ndihmës për gjetjen e tij.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçarit, t’i ndajnë ato përmes numrit 192 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në lokalizimin e të miturit. /Lajmi.net/