Mbyllet ndeshja, Sevilla – Atletico Madrid, me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja në mes të Sevillës dhe Atletico Madridit.

Sport

06/01/2019 18:06

Sevilla dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në javën e 18-të në La Liga.

Ndeshja në mes të dy skuadrave spanjolle përfundoi me barazim, 1:1, raporton “lajmi.net”.

Sevilla kaloim në epërsi me anë të Ben Yedder, që realizoi golin në minutën e 37, mirëpo shifrat i barazoi Antoine Griezmann (45’).

Pas kësaj xhiroje, Atletico Madrid mbetet në vendin  e dytë me 35 pikë, ndërsa Sevilla dy më pak në vendin e tretë. /Lajmi.net/