Mbyllet ndeshja në Merdare: Llapi fiton më përmbysje të madhe ndaj Ballkanit
Llapi ka shënuar një fitore të thellë ndaj skuadrës së Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-1.

Sport
Për 60 minuta lojë rrjetat mbeten të paprekura, gjersa në 30 minutëshin e fundit u realizuan plot 5 gola të tillë.
Mysafirët dolën të parët në avantazh në minutën e 60-të pas një super goli të realizuar nga Nazmi Gripshi.
Vendasit bën kthesën e madhe duke realizuar tri gola të njëpasnjëshëm brenda gjashtë minutave lojë.
Braziliani Alef Firmino realizoi një dopietë të shpejtë në minutat 71′ dhe 74′ për të kaluar Llapin në avantazh, gjera në minutën e 77-të Edon Sadriu trefishoi epërsinë për llapjanët.
Llapi nuk u ndal dhe realizuan edhe golin e katërt, me anë të Kushtrim Shabanit në minutën e 86-të, duke i dhënë kapitullimin skuadrës therandase, për të arritur një fitore të madhe.
Ballkani mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë të mbledhura, gjersa Llapi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 21 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/