Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet legjislative

Qendrat e fundit të votimit u mbyllën sot në orën lokale 17:00 (14:00 GMT) në Turqi, ku 54 milionë zgjedhës të regjistruar votuan për 550 deputetët e tyre, pesë muaj pas zgjedhjeve që shënuan një humbje të mazhorancës absolute të partisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Bota

01/11/2015 16:15

Numërimi i votave ka filluar dhe rezultatet paraprake pritet të dalin në mbrëmje.

Këto zgjedhje u zhvilluan në një klimë shumë të tensionuar pas rifillimit të konfliktit kurd dhe kryesisht atentatit kamikaz që shkaktoi 102 të vdekur më 10 tetor në Ankara./atsh