Mbyllen pjesët e para në Angli: Liverpool po fiton ndaj Brightonit, City po befasohet nga Crystal (VIDEO)

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të zhvilluara nga ora 16:00 në Premier Ligë.

Sport

30/10/2021 16:52

Liverpool është duke fituar 2-1 ndaj Brightonit, me golat e Henderson (4′) e Manes (24′), përpara se mysafirët të ngushtonin epërsinë në minutën e 41-të pas një super goli të realizuar nga Enock Mwepu.

Man City në anën tjetër është duke u befasuar nga Crystal Palace, pasi ndodhet në disavantazh pas pjesës së parë, me golin e shënuar të Wilfried Zahas në minutën e 6-të. Punët janë përkeqësuar tek ekipi nga Manchesteri, pasi Laporte u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

Ndërkohë në sfidën Newcastle – Chelsea rezulati është pa gola pas pjesës së parë.

Rezultatet e plota të ndeshjeve pas pjesës së parë:

Burnley 3-0 Brentford

Liverpool 2-1 Brighton

Man City 0-1 Crystal Palace

Newcastle 0-0 Chelsea

Watford 0-1 Southampton

/Lajmi.net