Mbroni trupin nga toksinat: Recetë e deodorantit natyral

Përveç se ua mbron trupin tuaj nga toksinat dhe ua ofron aromën e pastër, deodoranti natyral mban erën e këndshme në 72 orë.

Lifestyle

26/06/2019 16:38

Përbërësit të cilët nevojiten për krijimin e këtij deodoranti kryesisht gjenden në kuzhinën e çdo shtëpie, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, ju do mbroni trupin tuaj nga parabenzi, përbërës në deodorantë, për të cilën, sipas Institutit Nacional të Kancerit, disa studime kanë vërejtur se ky kemikal shkakton reduktimin e estrogjenit në qelizat e trupit.

Ndiqeni recetën, përbërësit dhe udhëzimet që do kërkohen për prodhimin e deodorantit natyral.

Përbërësit

– 6-8 lugë vaj kokosi

– ¼-ta e filxhanit sodë buke

– 1/4 –ta e filxhanit ‘arrowroot’

Udhëzimet

Kombinojeni në pjesë të barabarta sodën e bukës dhe pluhurin e njërit nga përbërësit të niseshteve, ‘arrowroot’.

Ngadalë shtoni vaj kokosit dhe përpujoeni atë me një lugë ose blender derisa ajo të krijojë strukturë të fortë.

Ju mund ta mbuloni këtë recetë në dispenzët e deodorantëve të vjetër ose vendoseni në një enë të vogël me kapak dhe të aplikojeni me gishta me çdo përdorim.

Kjo recetë zgjat rreth 3 muaj për dy njerëz me përdorim të rregullt ditor. /Lajmi.net/